Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas kaq vitesh, Ajsi tregon versionin e saj të abuzimit seksual nga Leonard Bombaj: “M’u vranë ëndrrat!”

Pas kaq vitesh, Ajsi tregon versionin e saj të abuzimit seksual nga Leonard Bombaj: “M’u vranë ëndrrat!”
March 21
21:03 2017

Ajsi Xhaxhaj ka qenë një ndër fëmijët e parë që u aktivizua në kurset për aktrim “Kripëmjalëzat” nën drejtimin e Leonard Bombajt. Mirëpo, ndonëse shumë e aktivizuar dhe një ndër më të mirat e atij grupi, në moshën 15-vjeçare, edhe me ndihmën e këngëtarit Stresi, Ajsi arriti të denoncojë publikisht Leonard Bombajn se kishte abuzuar me të seksualisht dhe që prej atij momenti kjo ngjarje mori mjaft bujë mediatike.

Ndonëse asokohe u fol shumë, kjo histori nuk pati ndonjë zgjidhje por vetëm para pak ditësh, kur sërish pati një incident midis Stresit dhe Leonardit, u kthye edhe një herë në vëmendje ky rast. E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, 7 vite pas ngjarjes, Ajsi ka treguar disa detaje të parrëfyera më parë.

“Mediat kanë përshkruar vetëm versionin e palës tjetër. Unë mendova që do të ishte e drejtë që të qetësohesha si fillim, të rritesha dhe të prononcohesha. Kjo histori ka lënduar shumë familjarët e mi dhe mua, ndaj unë dua të tregoj të vërtetën time, por pa detaje sepse detajet janë të shumta e të mjaftueshme”,- tha Ajsi ndërkohë që ka vazhduar: “Unë i qëndroj strikte versionit të deponimit që kam bërë vite më parë në prokurori, sepse çështja ime nuk u mor kurrë në konsideratë, duke u vlerësuar vetëm versioni i palës tjetër, por si çdo gjë në Shqipëri njerëzit me status dhe kostum kanë më shumë përparësi sesa unë, që vija nga një familje modeste”.

Më pas për të gjithë skeptikët që kanë menduar se Ajsi e ka bërë të gjithën për famë ajo ka thënë se në ato momente famën e kishte sepse ishte lidere në grup, ndërkohë që ka rrëfyer se për gjithçka ka bërë në atë grup aktrimi as nuk është paguar.

“Për para? Jo, sepse ato para që unë punoja nuk m’i kishin hedhur kurrë në llogari dhe më kishin mashtruar. Por për çfarë? T’i ngjisja vetes një njollë që do më ndjekë gjithë jetën?” – ka treguar ajo.

E pyetur nëse ka më urrejtje, Ajsi përgjigjet se beson në Zot, megjithëse në fillim ia la në dorë shtetit e ky i fundit, sipas saj, nuk ia ktheu pritshmëritë që kishte. E nëse do të përballej në rrugë me personin që ka abuzuar me të ajo thotë se do t’i bënte vetëm një pyetje: “Pse mua?”

Ndërsa për sa i përket jetës që bën tani, ajo tregon se është angazhuar në një film ku do të ketë rol protagonist dhe do të shfaqet së shpejti për të gjithë publikun, çka do të thotë se ëndrrën nuk e ka lënë në gjysmë.

Burimi: Top Channel

Komento
Shperndaje