Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbana Osmani di si t’i bëjë njerëzit të lumtur

Arbana Osmani di si t’i bëjë njerëzit të lumtur
October 28
16:21 2016

Nesër në mbrëmje publiku më në fund do të shohë puntatën e parë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani. Pas disa muajsh pune, lodhje por edhe kënaqësie pafund, moderatorja rikthehet në ekran për të sjellë histori njerëzore që do të prekin jo pak zemrat e publikut. Ky është një format origjinal i Top Channel, të cilin Arbana ka dashur ta realizojë prej kohësh. Një format që kërkon shumë dashuri e përkushtim dhe pa diskutim buxhet të madh për ta realizuar ashtu siç duhet.

E kontaktuar nga Blitz.al, Arbana Osmani ka treguar rreth emocioneve që ka përjetuar gjatë realizimit të emisionit: “Janë nga ato emocione që të bëjnë të të rrahë zemra fort. Ne kemi pasur fatin t’i përjetojmë të parët së bashku me stafin pasi çdo histori kam dashur ta ndjek vetë nga afër. Shpresoj që t’ia përcjellim edhe publikut atë ndjesi të mrekullueshme teksa takon njerëz të varfër, por me shpirt të pasur dhe historitë e tyre”.

Top Channel nesër mbrëma do të na mbushë me emocion, kjo është pak por e sigurt. Personazhet që do të shohim në ekran për 10 javë janë njerëz që frymëzojnë me historitë e tyre, ata janë heronjtë e jetës sonë të përditshme. E për të gjithë ata që kanë menduar se ky emision është i ngjashëm me “Ce posta per te” apo “Ka mesazh për ty”, Arbana na ka dhënë mundësinë që ta gjykojmë vetë nesër duke mos dashur të japë detaje të tjera.

Duke u nisur nga ajo që ka dashur të tregojë në mediat sociale vetë moderatorja mund të themi me plot bindjen që ky emision do të jetë unik dhe do të na çojë në shumë vende të botës, ashtu si nuk ka mundur ta bëjë asnjë program televiziv deri sot.

Komento
Etiketimet
Shperndaje