Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Skifteri” nuk vjedh por bën bamirësi

“Skifteri” nuk vjedh por bën bamirësi
May 14
21:40 2016

Që prej fillimit të muajit maj, në teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po shfaqet për publikun ” one man show “ e titulluar “Parajsa e Skifterave” nën interpretimin e aktorit Besart Kallaku. Tashmë dy javë nga premiera Besi, nën personazhin e Skifterit, hajduti nga Laçi, ka mbajtur mes të qeshurash për rreth një orë e gjysmë publikun në sallë. Por këtë të premte shfaqja i është dedikuar një vogëlusheje  e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.  Grejsi i vogël vuan nga leuçemia dhe Besi ka shfrytëzuar shfaqjen e së premtes për t’ia atribuar fitimet vogëlushes.

“Mbrëmë pas shfaqjes “Parajsa e Skifterave”, dua të falenderoj publikun që ju pergjigj me zemër kërkesës për të kontribuar për Grejsin e vogel që vuan nga leuçemia, ku u mblodh një shumë e konsiderueshme. Pervec buzqeshjeve që dhame për Ju, na e shpërblyet më së miri.
Faleminderit me shpirt. Zoti ju bekoftë të dashur miq.”- ka shkruar aktori në Facebook. Besart Kallaku është një ndër artistët të cilët sensibilizohen në bamirësi dhe histori të tilla.

“Parajsa e Skifterave” do të vazhdojë të shfaqet në teatrin eksperimental gjatë gjithë muajit maj.

 

...

...
Picture 1 of 2

Komento
Shperndaje