Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalët e Sonila Meços për çastin kur u fiks transmetimi në Agon Channel: rrënqethëse dhe të forta!

Fjalët e Sonila Meços për çastin kur u fiks transmetimi në Agon Channel: rrënqethëse dhe të forta!
October 10
15:40 2017

Dy  vitë më parë, në 10 tetor (si sot) u mbyll një nga kanalet shqiptare i cili ishte duke u ngritur fuqishëm në tregun mediatik sidomos për shkak të ‘blerjeve’ të disa prej moderatorëve dhe gazetarëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për Agon Channel që edhe sot, mbetet pengu më i madh i moderatores Sonila Meço e cila kishte ngritur ëndrrat në këtë kanal televiziv.

Sot, dy vite më pas, duke qenë se Meço ende nuk e ka përfunduar misionin e saj të të gjeturit drejtësi lidhur me mbylljen e televizionit, ka vendosur të shprehi disa fjalë zemre në një rrëfim të sinqertë në Instagram.

“Kur më 10 tetor 2015, pas 14 vitesh karrierë televizive, me prezencë thuajse ditore në ekran, mu desh të dëshmoja fikjen e një sinjali drejtpërdrejtë, nuk mendoja për ç’vinte pas. Me instiktin e gazetarit, ndjeja një ngasje të paprovuar të tregoja një histori të patreguar: të jesh aty, live, duke raportuar mbylljen e një medieje në Shqipëri. Arbitrarisht. Me vullnetin e shprehur të pushtetit, që ende nuk kish pagëzuar ‘kazan’ ç’mbetej. Më mirë ‘shuar’ si media, mendoj sot, se si kazan…” – tregon Meço ku dukshëm i adresohet në fjalën e saj kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili gjatë gjithë fushatës targetoi si ‘kazane mediatike’ një sërë televizionesh në vend.

Më pas, Sonila vazhdon me ironinë e saj të hollë që përpiqet ta shprehi edhe me një dozë poetike: “Sepse në thelb, po të jemi të sinqertë deri në fund, u fikën të tëra dalëngadalë. Me ndonjë iskër që ende prushon në ‘hirin’ që ka krijuar propaganda”.

“Kanë kaluar 2 vjet, ende nuk e kam shkruar atë histori, të cilën mezi pres ta tregoj. Sepse me gjithë përpjekjen e jashtëzakonshme të disa portaleve për të bërë gazetarí të mirë, rasti i Agon Channel është pasqyrë kristal për të kuptuar llojin e shtetit ku kemi ‘varur’ lëkurën tonë. Sa më e trashë bëhet, aq më shumë i rëndon e aq më i gatshëm është të përdorë pushtetin për ta holluar”,– sikundër në fillimet kur u bë e ditur se Agon Channel do të mbyllej, Meço ka edhe sot të njëjtën qasje lidhur me pushtetin e kyreministrit Rama që sipas saj është edhe ‘aktori’ kryesor i gjithë fatit që pësoi televizioni.

Ndërkohë që për të gjithë ata që pyesin se pse Meço nuk është ende pjesë e ndonjë televizioni, siç duket, gazetarja ka vendosur një pakt me veten për të rebeluar ndaj çdo pozicioni mediatik që mund t’i ofrohet deri kur të sqarohet përfundimisht e vërteta e Agon Channel: “Unë zgjodha me vullnet të qëndroj larg ekranit, për sa kohë nuk e kam dëshmuar të plotë atë histori. Misioni i parë i gazetarit është ta tregojë. Dhe në përpjekjen për të mos bërë gabimet e së shkuarës, si shumkush në profesionin tonë, që i është dashur të durojë ca më shumë, për të thënë ca të vërteta sadopak, 2 vjet më ngjajnë çmimi për t’u paguar për të mos iu rikthyer ‘kazanit’, atij pa të cilin pushteti nuk do ‘ziente’ dot të palarat e veta”.

“Atje ku asgjë nuk është e sigurt, gjithçka është e mundur.
Faleminderit me zemër kujtdo që ma kujton me dëshirën për të më parë sërish në ekran! E kam thënë gjithnjë se dhuna vepron shpejt e drejtësia i ka ritmet e ngadalta, por unë kam vendosur të respektoj të dytën, për t’u rikthyer në ekran edhe me një mundësi më shumë për të mos i lënë hapësirë së parës…” – ka përfunduar Sonila Meço reagimin e saj teksa ka prekur jo pak nga ndjekësit e saj. /Blitz.al/

 

Kur më 10 tetor 2015, pas 14 vitesh karrierë televizive, me prezencë thuajse ditore në ekran, mu desh të dëshmoja fikjen e një sinjali drejtpërdrejtë, nuk mendoja për ç’vinte pas. Me instiktin e gazetarit, ndjeja një ngasje të paprovuar të tregoja një histori të patreguar: të jesh aty, live, duke raportuar mbylljen e një medieje në Shqipëri. Arbitrarisht. Me vullnetin e shprehur të pushtetit, që ende nuk kish pagëzuar ‘kazan’ ç’mbetej. Më mirë ‘shuar’ si media, mendoj sot, se si kazan. Sepse në thelb, po të jemi të sinqertë deri në fund, u fikën të tëra dalëngadalë. Me ndonjë iskër që ende prushon në ‘hirin’ që ka krijuar propaganda. Kanë kaluar 2 vjet, ende nuk e kam shkruar atë histori, të cilën mezi pres ta tregoj. Sepse me gjithë përpjekjen e jashtëzakonshme të disa portaleve për të bërë gazetarí të mirë, rasti i Agon Channel është pasqyrë kristal për të kuptuar llojin e shtetit ku kemi ‘varur’ lëkurën tonë. Sa më e trashë bëhet, aq më shumë i rëndon e aq më i gatshëm është të përdorë pushtetin për ta holluar. Unë zgjodha me vullnet të qëndroj larg ekranit, për sa kohë nuk e kam dëshmuar të plotë atë histori. Misioni i parë i gazetarit është ta tregojë. Dhe në përpjekjen për të mos bërë gabimet e së shkuarës, si shumkush në profesionin tonë, që i është dashur të durojë ca më shumë, për të thënë ca të vërteta sadopak, 2 vjet më ngjajnë çmimi për t’u paguar për të mos iu rikthyer ‘kazanit’, atij pa të cilin pushteti nuk do ‘ziente’ dot të palarat e veta. Atje ku asgjë nuk është e sigurt, gjithçka është e mundur. Faleminderit me zemër kujtdo që ma kujton me dëshirën për të më parë sërish në ekran! E kam thënë gjithnjë se dhuna vepron shpejt e drejtësia i ka ritmet e ngadalta, por unë kam vendosur të respektoj të dytën, për t’u rikthyer në ekran edhe me një mundësi më shumë për të mos i lënë hapësirë së parës. #beingtruetomyself

A post shared by Look beneath the surface! (@sonilameco1) on

Komento
Shperndaje