Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Vendimi i papritur i Alma Bektashit

(Ekskluzive) Vendimi i papritur i Alma Bektashit
June 19
13:45 2016

Alma Bektashi është një nga këngëtaret që njihet për bagazhin dhe eksperiencën e saj në muzikë. Prej vitesh tashmë pjesë e ekranit, thuhet se Alma ka marrë një vendim të papritur, të bëjë operacion hundën. Burime të sigurta për Blitz.al pohojnë se këngëtarja i është nënshtruar tashmë operacionit, edhe pse nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një ndërhyrje shëndetësore që ka të bëjë me frymëmarrjen dhe Alma ka vendosur të bëjë një rrugë e dy punë.

Në daljet e saj publike ajo është shprehur se është mësuar me pamjen e saj dhe nuk do të dëshironte të ndryshonte asgjë te vetja, madje as hundën. Në një intervistë në emisionin “6 ditë pa Ermalin” ajo është shprehur se teksa nuk e ka ndërmarrë deri tani një vendim të tillë, nuk do ta bënte as në të ardhmen, çfarë na bën të mendojmë se vendimi për të kryer këtë operacion nuk ka pasur vetëm arsye estetike.

Shperndaje