Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e famshme më në fund koncert në Prishtinë!

June 18
09:35 2016

Dua Lipa - Instagram

Dua Lipa - Instagram
Picture 1 of 1

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, ndonëse nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj dhe është një nga përfaqësueset më të denja të traditës dhe kulturës shqiptare në botë, nuk ka e konkretizuar asnjëherë më parë afrimitetin e saj me vendlindjen, me një koncert të sajin në Kosovë apo Shqipëri.

Duket se momenti i duhur ka ardhur, sepse ka qenë vetë Dua Lipa e cila e ka lajmëruar koncertin e saj në Prishtinë në llogarinë e saj personale në Instagram.

“Fjalët janë të vërteta, më në fund një koncert në vendlindje! Shihemi së shpejti Prishtinë, në datë 9 gusht. Mezi po pres!” – ka shkruar Lipa, ndërkohë që ndjekësit e saj shqiptarë kanë komentuar tejet të entuziazmuar për këtë surprizë nga ana e këngëtares.

Pas Rita Orës, Dua Lipa është një nga këngëtaret më të famshme të momentit me origjinë shqiptare dhe po korr vërtet sukses nëpër koncerte ku duhet thënë se këngët e saj këndohen nga të gjithë të pranishmit njëzëri. Deri në 9 gusht nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi, mirë se vjen Dua Lipa!

Komento
Shperndaje