Deklarata kërcënuese e Trump “tmerron” njerzëit: “Rusi, rraketat po vijnë!”
Donald Trump, me anë të një postimi në “Twitter” ka trazuar të gjithë rrjetin dhe sigurisht ka ndezur sërish gjakrat me presidentin rus Putin.
Sot në mëngjes, në një status presidenti Trump ka shkruar: “Rusia u betua të fikë të gjitha rraketat në Rusi. Bëhu gati Rusi, sepse ato po vijnë, të këndshme, të reja dhe “të zgjuara”! Nuk duhet të jeni partner me këtë kafshë të ndyrë që vret njerzit e vetë dhe kënaqet!” – ka përfunduar Trump në reagimin e tij.

Rusia ka kërcënuar gjithashtu të sulmojë vendet e nisjes së raketave amerikane, duke rritur spektrin e një lufte gjithëpërfshirëse midis dy superfuqive.
Ambasadori rus në Liban, Alexander Zasypkin tha për al-Manar TV: “Nëse ka një protestë nga amerikanët, atëherë ne i referohemi deklaratave të presidentit [Vladimir] Putinit dhe shefit të shtabit që raketat do të rrëzohen nga ne dhe madje burimet nga të cilën raketat u shkarkuan do të shkatërrohen gjithashtu.
Komentuesit në rrjet janë shprehur se ky diskurs publik i tensionuar midis dy preseidentëve, do të shkaktojë padyshim një tension në arenën ndëkrombëtare të politikës me pasojë ndonjë luftë të mundshme. /Blitz.al/















