Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: Prishje marrëdhëniesh me SHBA-të nëse Trump zgjidhet president

Rama: Prishje marrëdhëniesh me SHBA-të nëse Trump zgjidhet president
April 08
07:42 2016

 

Kryeministri Rama ka qenë mbrëmjen e djeshme në Kosovë, i ftuar në emisionin e  Baton Haxhiut.

Në rrjedhë të bisedës, Haxhiu ka ndaluar te marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, ku ka vënë fokusin edhe te zgjedhjet presidenciale dhe garën që po zhvillohet aktualisht në SHBA. Rama nuk ka nguruar të shprehet se ka qenë gjithnjë kundër kandidaturës së Trump dhe se ky i fundit është një rrezik i madh për SHBA-të nëse zgjidhet president.

Rama gjithashtu ka shtuar se zgjedhja e Donald Trump si president do të rrezikonte edhe marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Kur gazetari e pyeti nëse do të ishte i gatshëm të jepte të njëjtën përgjigje nëse dikush e pyeste mbi Trump në SHBA, Rama tha me bindje se do të shprehte të njëjtin mendim kudo.

Etiketimet
Shperndaje