Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Putin: Marrëdhënia me SHBA-të? Nuk mund të jetë më keq

Putin: Marrëdhënia me SHBA-të? Nuk mund të jetë më keq
December 23
18:40 2016

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur mbi komentet e fundit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump lidhur me garën e shtimit të armëve nukleare. Ai hodhi poshtë hipotezat se do të nisë një luftë e re në pasurimin me armë nukleare mes 2 superfuqive në vitet në vijim.

“Është e nevojshme të diskutojmë mënyra se si mund t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona. Gjatë fushatës së tij elektorale Trump tha se do të ishte e nevojshme të normalizonim raportet tona, sepse nuk mund të shkojnë më keq. Dhe jam dakord me të”,- tha Putin.

Para statusit të Trump në Twitter, Putin kishte thënë se fuqia e Rusisë është më e madhe se e çdo agresori të mundshëm.

“Jam surprizuar nga administrata e Obama-s, sepse filluan të provonin se SHBA-të kanë ushtrinë më të fortë në botë. Askush nuk e vë në diskutim këtë. Por kur unë kam folur për agresorë, kam pasur parasysh ata që mund të ndihen armiq me Rusinë dhe jo me SHBA-të”,- përfundoi Putin. /Blitz.al/

Shperndaje