Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump: “Nënë Tereza është unike, nuk ka dy si ajo!”

Donald Trump: “Nënë Tereza është unike, nuk ka dy si ajo!”
September 04
09:06 2016

Kandidati republikan për president të SHBA-, Donald Trump ka shpërndarë një status bashkangjitur një video-je në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me shënjtërimin e Nënë Terezës ditën e sotme.

Trump në një video-mesazh është shprehur se Nënë Tereza ka përfaqësuar më të mirën tek të gjithë ne dhe se ajo është unike. “Ajo është një grua e shenjtë dhe e devotshme. Është kaq e mrekullueshme të shohësh katolikët në mbarë botën t’i bëjnë asaj kaq shumë nderime në këtë ditë të veçantë…” – është shprehur Trump.

Ndërkohë që nuk kanë munguar komentet positive të ndjekësve të tij lidhur me këtë deklaratë që Trump ka vendosur të bëjë në një ditë të shenjtë për popullin shqiptar, siç është dita e sotme kur pritet të shënjtërohet Nënë Tereza në Vatikan. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje