Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video/Foto) Ndërkohë që qeveria pushon, Shqipërisë i digjen qëllimisht pasuritë natyrore

(Video/Foto) Ndërkohë që qeveria pushon, Shqipërisë i digjen qëllimisht pasuritë natyrore
August 22
11:23 2017

Pavarësisht se temperaturat janë ulur tashmë, krahasuar me ato të një jave më parë, zjarret sërish nuk kanë të ndalur.

Këtë herë, Blitz.al ka siguruar disa foto e video nga malet e Kukësit, ku shihet qartë zjarri që ka prekur pyjet atje dhe nuk flitet për një zjarr të rënë rastësisht. Nuk bëhet fjalë për një, por për disa vatra zjarri.

Duke qenë se në zonën në fjalë temperaturat nuk janë aq të larta sa për të shkaktuar ndezjen e shkëndijave, mendohet se zjarri është vënë qëllimisht duke shfrytëzuar edhe erën, gjë që favorizon përhapjen e flakëve.

Shpresojmë që zjarrfikësit dhe policia të mbërrijnë në kohë në zonën e prekur nga zjarri duke qenë se ditët e fundit, ndërhyrja në raste të tilla ka qenë minimale. Gjithashtu, shpresojmë që kur qeveria të kthehet nga pushimet të ketë mbetur sadopak vend për t’u qeverisur e të mos jetë bërë çdo gjë shkrumb e hi.   /Blitz.al/

Shperndaje