Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luana Vjollca e vendosi programin e të dielës! Për të nuk ka konkurrencë që e ndan nga Marina

Luana Vjollca e vendosi programin e të dielës! Për të nuk ka konkurrencë që e ndan nga Marina
November 03
17:00 2017

Siç mund ta keni parë në rrjete sociale, është lançuar spoti i “C’est la vie” që Marina do të drejtojë duke nisur që nga mbrëmja e të dielës që vjen. Në të shfaqen çiftet e konkurrentëve të këtij sezoni si dhe Flori Mumajesi e djemtë e tjerë të Threedots duke dhuruar një performancë speciale.

Kur Marina ka postuar pikërisht këtë spot në Instagram pëlqimet dhe komentet kanë vërshuar menjëherë. Më interesanti nga ato që na kapi syri neve ishte komenti i Luanës. “Mrekullia ime ti! Mezi po pres. E di sa shumë ke shkëlqyer!” – ka shkruar ajo.

Pra Luana e bëri zgjedhjen e saj të së dielës mbrëma: Marina dhe Tv Klan. Juve e bëtë tuajën? /Blitz.al/

Shperndaje