Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një burrë i devotshëm si Getoari! Nuk i ndahet një moment Marinës…

Një burrë i devotshëm si Getoari! Nuk i ndahet një moment Marinës…
November 01
12:50 2017

Prej kohësh në mediat online është shkruar gjatë mbi programin më të ri që do të nisë këtë të dielë në ekranin e Tv Klan në orën 20:00. “C’est la Vie” është emisioni që do të rikthejë Marina Vjollcën në ekran, këtë herë në një program krejtësisht të ri për të e një ekperiencë e paprovuar më parë. Prej ditësh stafi është duke zhvilluar prova për të patur një puntatë të parë të suksesshme mbrëmjen e së dielës dhe e gjithë vëmendja padiskutim është se si do ta shohim Marina Vjollcën në pozicionin e saj të ri.

Duhet thënë se Marina ka gjithë mbështetjen që i duhet në nisjen e një ekperience si kjo pasi Getoar Selimi, bashkëshorti i saj i ka qëndruar gjatë gjithë kohës afër. Burime për Blitz.al tregojnë se reperi i njohur i ka dhënë mbështetje maksimale bashkëshortes së tij. Ai është parë në prapaskenë përkrah Marinës dhe e ka shoqëruar bukuroshen e ekranit gjatë provave që janë zhvilluar me stafin dhe konkurrentët, madje edhe në provat gjenerale. Epo duhet ta pranojmë se pavarësisht angazhimeve të tij, Geti është nga ata burra të devotshëm që i qëndrojnë pranë bashkëshorteve të tyre në një moment kaq të rëndësishëm të karrierës. Një burrë si Getoari është për t’u patur zili./Blitz.al/

Komento
Shperndaje