Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet për herë të parë Edi Manushi për largimin e Marinës nga ‘Proçesi Sportiv’: “Më mungon!”

Flet për herë të parë Edi Manushi për largimin e Marinës nga ‘Proçesi Sportiv’: “Më mungon!”
October 06
13:18 2017

 

Një nga largimet më të bujshme në televizionet shqiptare ishte ajo e Marina Vjollcës nga “Proçesi Sportiv” në Top Channel.

Pas 10 viteve në këtë televizion, Marina u zhvendos në Tv Klan për të drejtuar programin, “C’est la Vie”, e cila do të nisë 22 tetor e për të vazhduar çdo të dielë.

E teksa të gjithë folën e komentuan për këtë “blerje” të televizionit Klan, i vetmi që heshti ishte bashkëpunëtori i Marinës, Edi Manushi.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” me Eno Popin, Isli Islamin dhe Ori Nebijaj, Edi ka folur për herë të parë për largimin e ish-bashkëpunëtores së tij.

“Me thënë të drejtën më mungon”, – është shprehur Manushi. “Janë 10 vite bashkëpunim. Shkoj tani në zyrë dhe ajo nuk është aty. Marina ka bërë edhe emisione të tjera, por pjesën më të madhe të karrierës e ka pasur te ‘Proçesi Sportiv’”.

I pyetur nëse ka gjetur një zëvendësuese për Marinën, Edi Manushi është shprehur se akoma nuk e ka gjetur një të tillë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje