Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi Marina prezantoi spotin e emisionit “C’est la vie”, Luana ka disa fjalë për ti thënë

Pasi Marina prezantoi spotin e emisionit “C’est la vie”, Luana ka disa fjalë për ti thënë
October 18
12:41 2017

Ditën e djeshme është publikuar spoti prezantues i emisionit “C’est La vie”, programi më i ri që do të nisë shumë shpejt në ekranin e Tv Klan. Bëhet fjalë për një emision i cili do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur të ekranit të cilët do të sfidojnë njëri tjetrin në këndim.

Moderatore e tij do të jetë Marina Vjollca. Ndër të parat që e ka uruar ka qenë motra e saj, Luana e cila gjithashtu do të nis një format të ri në Top Channel që do të transmetohet të shtunave në mbrëmje. Luana në një postim në Instagram i ka ururar fat motrës së saj edhe pse parimisht e ka konkurrente duke qenë se punojnë në dy televizione të ndryshëm që gjithnjë kanë qenë në sfidë për shikueshmëri.

“ Mezi po pres të të shoh sa shumë do shkëlqesh. Siç di vetëm ti gjysma ime! Së shpejti”,- shkruan moderatorja./Blitz.al/

Komento
Shperndaje