Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet e vërteta e ndarjes së Aulonës dhe Fatmës!

Zbulohet e vërteta e ndarjes së Aulonës dhe Fatmës!
October 26
12:34 2017

Po pritet me shumë entuziasëm nga publiku (por edhe nga mediat online) nisja e emisionit ‘C’est la vie’ në Tv Klan. Theksojmë se përpara disa ditësh, burime ekskluzive për Blitz.al, zbuluan disa prej konkurrëntëve që do të marrin pjesë si dhe formulën kryesore të programit. Formula bazë do të jetë kjo: Këngëtarë profesionistë të vënë në çift me personazhe të tjerë publikë do të garojnë me çifte të tjera në këngë.

(EKSKLUZIVE) Zbulohet kasti VIP dhe formula e “C’est la vie”, nën drejtimin e Marina Vjollcës!

Dhe si rrjedhojë e këtyre lajmeve, mund të keni lexuar në portale këto ditët e fundit se moderatoret e “Thumb”, Aulona dhe Fatma janë ‘detyruar’ të ndahen si konkurrente të veçanta duke qenë se këto të fundit do të marrin pjesë në “C’est la vie” emisionin që do të drejtohet nga Marina Vjollca dhe thuhet se do të nisë me datë 5 nëntor .

Duke qenë se vajzat shfaqen gjithnjë krah njëra tjetrës, lajmi se ato do të konkurrojnë njëra tjetrën në një program ishte në fakt interesant sepse do t’i shihnim si ato do të silleshin duke qenë “kundra” në skuadra të ndara pasi si janë bashkë i kemi parë prej vitesh tashmë.

Por, në rastin e tyre duket se ndarje s’mund të ketë kurrësesi. Kjo u vërtuatua në fakt edhe kur fati deshi që të dyja vajzat të përjetonin pritjen e ëmbël në të njëjtën kohë. E kush jemi ne të luajmë edhe me fatin?

E vërteta është një dhe e vërteta është kjo: Aulona dhe Fatma do të garojnë në ‘C’est la vie’ por ndryshe nga gjithë të tjerët ato do të konkurrojnë si një konkurent i vetëm. Aulona dhe Fatma nuk do të garojnë kundër njëra tjetrës, përkundrazi ato duhet të jenë në sinkron të plotë duke qenë se garojnë bashkë si një konkurrent.

Ajo çka ne presim tani është që vajzat përpos garës, të ‘thumbojnë’ nga pak edhe personazhet e njohur sepse ashtu siç nuk i shohim dot të ndara nga njëra tjetra, kurrësesi nuk mund t’i shohim dot larg emisionit ‘Thumb’ që gjithsesi do të vazhdojë të transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 në ekranin e ABC News. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje