Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Portalet shkruan se Marina është me fat për vjehrrën që ka, moderatorja gjen mundësinë të thotë të sajën!

Portalet shkruan se Marina është me fat për vjehrrën që ka, moderatorja gjen mundësinë të thotë të sajën!
November 07
22:52 2017

Të dielën mbrëma të gjithë folën për Marinën. Sigurisht siç ishte edhe e pritshme, moderatorja simpatike u ngjit për herë të parë në një skenë të Tv Klan duke mbajtur për rreth 2 orë e gjysmë garën televizive mes personazheve të njohur në këngë, të quajtur ‘C’est la vie’.

Por ajo çka u komentua gjatë përveç faktit se ajo u pëlqye shumë nga publiku, ishte edhe dedikimi shumë i bukur që vjehrra e saj (mamaja e Getoarit) i kishte bërë në Instagram duke qenë ndër të parat që e mbështeti publikisht. Një prej lajmeve që qarkulluan, vjehrra e bukuroshes Vjollca e postoi në Instagram dhe në titull shkruej: “Lum Marina për vjehrrën që ka”.

Sigurisht Marina s’mund ta linte pa komentuar këtë postim duke i dhënë plotësisht të drejtë lajmit. “Fiks!” – ka shkruar ajo duke na lënë të kuptojmë se ajo e ndjen me të vërtetë veten me fat për familjen e saj të dytë dhe ne na vjen shumë mirë për këtë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje