Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

La Tv Klan për Top Channel. Këta të fundit e refuzojnë

La Tv Klan për Top Channel. Këta të fundit e refuzojnë
August 30
10:47 2017

Me përgatitjet  e fillimit të sezonit të ri, televizionet më të ndjekura shqiptare kanë bërë ndryshime në programacion dhe staf. Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë emra moderatorësh, të cilët kanë kaluar nga njëri televizion në tjetrin.

Ditën e djeshme Blitz.al shkroi se Nevina Shtylla do të zhvendosej nga “Vizion Plus” në “Tv Klan” për të drejtuar emisionin “Jo vetëm modë” duke zëvendësuar kështu Floriana Garon.

U përfol gjithashtu se Rashel Kolaneci, bukuroshja 17-vjeçare e cila u bë e njohur në emisionin “Xing me Ermalin”, do të zhvendosej në “Top Channel” për t’u bërë pjesë e emisionit “Procesi Sportiv”. Thuhej se Kolaneci do të shfaqej krah Edi Manushit duke zënë kështu vendin e Marina Vjollcës, të cilën sezonin e ri do ta shohim në “Tv Klan”.

Megjithatë, duket se Rashel nuk do të jetë pjesë e skuadrës së “Top Channel”. Burime për Blitz.al kanë treguar se “Top Channel” e ka refuzuar kërkesën e Rashel për të qenë pjesë e këtij televizioni. Lajmet se ajo do të bëhej pjesë e “Procesi Sportiv”  kanë qenë thjesht thashetheme. Vetëm pak ditë më parë, Ermali lançoi promon e emisionit të tij, në të cilin shfaqej edhe bukuroshja e njohur. Duket se Rashel do të vijojë të jetë pjesë e “Xing me Ermalin” edhe këtë sezon./Blitz/al/

Komento
Shperndaje