Linda Rama ka një mesazh për Amin
May 30
21:00
2017
Nuk ndodh shpesh që bashkëshortja e kryeministrit të vendit të të referohet drejtpërdrejt jo vetëm me një mesazh, por një kartolinë të shoqëruar me një buqetë të bukur me lule.
Kjo surprizë e këndshme i ka ndodhur Amit, e cila ka marrë një mesazh shumë të bukur nga Linda Rama për organizimin e eventit të mbrëmjes së djeshme nga ajo dhe Ermali.
Ami nuk ia ka kursyer vetes që këtë urim të ëmbël ta ndajë me të gjithë miqtë e saj virtualë në Instagram, të cilëve gjithashtu u ka pëlqyer ky mesazh i zonjës Rama. /Blitz.al/















