Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miqtë falsë fusin në sherr Mozzik dhe Getinjo…dhe kush ka vëllezër do ta kuptojë shumë mirë

Miqtë falsë fusin në sherr Mozzik dhe Getinjo…dhe kush ka vëllezër do ta kuptojë shumë mirë
May 10
08:37 2017

Marrëdhënia mes dy vëllezërve është gjithmonë në kategorinë “e komplikuar” sepse mund të bëhesh dëshmitar i zënkave, të bërtiturave, debateve, përqafimeve dhe dashurisë mes të dyve në një interval të shkurtër kohor.

Nëse ka një gjë për të cilën vëllezërit, por edhe motrat, do të grinden gjithmonë, ato janë rrobat.

Mozzik dhe Getinjo, përveçse janë  dy nga vëllezërit më të suksesshëm në showbizz-in shqiptar, janë njëkohësisht edhe personat që ndjekin më shumë modën dhe trendet e reja.

Në një postim në Instagram të Getinjos, ky i fundit shfaqet me një bluzë rozë, ku në anën e djathtë të kraharorit shkruan: “ Jo më miq fals!”.Ndërkohë, të njëjtën veshje ia shohim të vëllait, Mozzikut. E kemi të qartë se kush ia ka marrë kujt, por kur vëllezërit i marrin rrobat njërit-tjetrit nuk ka asnjë shans që çështja të mos përfundojë me zënka.

Sigurisht, të gjithë ata që kanë një vëlla ose vëllezër do ta kuptojë shumë mirë këtë situatë. /Blitz.al/

Shperndaje