Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Obama lë Shtëpinë e Bardhë… dhe me vete merr edhe “followers”-at në Twitter

Obama lë Shtëpinë e Bardhë… dhe me vete merr edhe “followers”-at në Twitter
January 20
19:45 2017

Një nga “organizmat” më të rëndësishëm të presidencës së një politikani në SHBA është padyshim edhe Twitter-i, ku bëhet  publike çdo mendim, vendim apo ide lidhur me qeverisjen.

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ka ndërruar tashmë përdorues, pasi Obama ia ka lënë vendin Trump-it, por përveç kësaj ai ka marrë edhe goxha “followers”-a (ndjekës) me vete.

Kur Barack kishte në përdorim llogarinë faqja kishte 13,4 milionë ndjekës, tashmë që Donald është përdorues, “The White House” numëron  2,869 ndjekës.

Duket se Obama nuk ka ikur i vetëm nga Shtëpia e Bardhë. /Blitz.al/

 

Shperndaje