Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermalit i dalin sheshit idetë që ka vjedhur për emisionin e tij “Xing”

Ermalit i dalin sheshit idetë që ka vjedhur për emisionin e tij “Xing”
October 02
19:48 2017

Debati mes Ermal Mamaqit dhe moderatorit të Pop Culture në Top Channel, Kelvi Kadilli ka qenë tema më e diskutuar dje në portalet shqiptare. Kelvi Kadilli nëpërmjet një videoje në Instagram thumbonte Mamaqin se ky i fundit kishte imituar një nga pyetjet e tij të famshme, “a e bëni çiçin në dush”, duke shkruar se, “imitimi është forma më e lartë e adhurimit” dhe përgjigjia që Ermal Mamaqi kishte për Kelvin ishte e thjeshtë, “Kush është ky?”

Por se cili është Kelvi Kadilli, moderatori përgjigjen e pyetjes ia ka dhënë në emisionin e tij “Pop Culture”. Ai i është përgjigjur me idetë e vjedhura që Ermali ka përdorur përgjatë gjithë sezonit të ri dhe të vjetër në emisionin e tij.

Ai ka transmetuar një insert ku lojrat e bëra në “Xing me Ermalin” krahasoheshin me emisionet e huaja si “Ellen Degeneres Show” dhe “Jimmy Fallon Show”.

Sipas Anabel, në prill të 2015 Rihanna i ka bërë një shaka Jimmy Kimmel-it. Ajo ka hyrë në dhomën e tij me një grup njerëzish duke kënduar “Bitch better have my money”. Të njëjtën gjë ka bërë Ermali në tetor të 2016, teksa i është futur Bleonës në dhomën e saj me orkestër në mes të natës.

 

Loja me ujë që Ermali ka bërë në emisionin e 25 shtatorit me Marina Vjollcën, është e ngjashme me lojën që Jimmy Fallon ka bërë me Lindsay Lohan në mars të 2014-tës.

Në fund ky insert është mbyllur me disa prej intervistave të Kelvit në In Tv teksa ju bënte të ftuarve pyetjen “A e bën çiçin në dush?”.

Kelvi reagoi sërish, tani na mbetet të presim një tjetër kundërpërgjigjie nga Mamaqi./Blitz.al/

Minuta 06:58

Shperndaje