Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift surprizon në një mënyrë të veçantë fansen e saj

Taylor Swift surprizon në një mënyrë të veçantë fansen e saj
September 09
19:17 2016

Taylor Swift i ka bërë një surprizë të bukur një fanseje të saj.

Meghan vuan nga një sëmundje e rëndë në zemër dhe mjekët i kanë pohuar se asaj i ka mbetur shumë pak kohë për të jetuar. Një nga dëshirat e saj më të mëdha ka qenë që të takojë dhe të bisedojë një herë të vetme me këngëtaren Taylor Swift. Ajo i ka shkruar dy dëshirat e saj në një letër dhe ia ka nisur fondacionit “Dream”.  Nëse kjo nuk do të mundësohej ajo dëshironte shumë të fliste me Ellen DeGeneres apo Jimmy Fallon, dy nga personazhet e saj të preferuar të televizionit. Kur shëndeti i Meghan filloi të vështirësohej, babai i saj i shkroi këto kërkesa në Facebook me shpresën se kjo do të shkonte deri në veshin e këtyre tre personazheve.  Taylor Swift ka bërë ëndrrën e kësaj vajze realitet. Ajo foli për rreth gjysmë ore në “Facetime” me Meghan-in dhe biseda e tyre nuk është bërë publike.

Meghan e ka falënderuar këngëtaren e njohur nëpërmjet një postimi në Facebook:

“Fjala faleminderit  kur nuk do të jetë e mjaftueshme për të falënderuar Taylor Swift për bisedën që ajo zhvilloi me mua më 8 shtator. Faleminderit nga zemra, Taylor!”

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja u vjen në ndihmë fansave të saj. Pak kohë më parë ajo ka dhënë një vlerë prej 5 mijë dollarësh për familjen e një vajze, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje