Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ellen DeGeneres vë në siklet Drake lidhur me Rihanna-n. Janë apo nuk janë bashkë? Drake u përgjigj kështu…

May 19
15:45 2016

Nëse doni të dini diçka “pikante” lidhur me një personazh të njohur, më mirë lëreni Ellen DeGeneres ta zbulojë.

Episodin e kaluar ajo kishte të ftuar në studio reperin kanadez, Drake. Sigurisht, asaj nuk mund t’i ikte kjo mundësi e artë për ta ngacmuar lidhur me marrëdhënien e tij me Rihanna-n. “Pra, ti dhe Rihanna jeni thjesht miq dhe të gjithë e dimë. Thjesht miq”, – tha Ellen me një nënqeshje në fytyrë. “Ajo miqësi është më e mrekullueshmja”, – iu përgjigj Drake moderatores së njohur, teksa në ekran shfaqeshin fotot e RiRi-t duke bërë “twerk” te Drake. “Unë dhe miqtë e mi e bëjmë gjithmonë këtë. Javën e kaluar isha me një mik timin dhe menduam ta bënim një kërcim të tillë”, – ka ironizuar Ellen.

Por teksa DeGeneres fliste, Drizzy, pra Drake, mbuloi fytyrën me duar dhe u skuq, gjë që na bën të mendojmë se marrëdhënia e tij me bukuroshen nga Barbadosi nuk është thjesht një  miqësi, por diçka më shumë, paçka nëse ata nuk po dalin me njëri-tjetrin zyrtarisht.

Lajmet se dy artistët janë lidhur me njëri-tjetrin nuk kanë reshtur që nga publikimi i “Work”. Madje “People” raportoi se Drake dhe Rihanna po dalin në mënyrë sekrete.

Të vërtetën e Drake-Rih do ta mësoni në episodet e radhës.

Etiketimet
Shperndaje