Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Dua Lipa e zhveshur në vaskë, falënderon…

(Video) Dua Lipa e zhveshur në vaskë, falënderon…
August 04
17:33 2016

Menjëherë pas suksesit që këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, korri në emisionin e orëve të vona me moderatorin Jimmy Fallon, duket se ndjekësit e saj në Instagram janë shtuar.

Ditën e sotme Dua Lipa ka mbledhur plot 250 mijë ndjekës dhe ka menduar një mënyrë origjinale dhe shumë “hot” për t’i falënderuar të gjithë ata.

Siç edhe Lipa ka titulluart hit-in e saj “Hotter than Hell”, më shumë se “hot” ajo ka shpërndarë një video të shkurtër ku shfaqet në një vaskë e zhveshur, duke mbuluar me duar gjoksin.

“250 mijë fansa? Ju jeni më të mirët! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Pres me padurim t’ju tregoj më shumë nga vetja. Vetëm dashuri për ju!” – është shprehur tejet e entuziazmuar Lipa. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje