Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shihni se si Celine Dion imiton Rihanna-n dhe Sia-n

July 22
19:05 2016

...

Këngëtarja Celine Dion është shfaqur në episodin e së enjtes në “Tonight Show with Jimmy Fallon”.  Ajo ka dhuruar një spektakël të mrekullueshëm këtë të enjte teksa imitonte performancat e Rihanna-s,  Michael Jackson dhe Sia-s në lojën e përshtypjeve muzikore. Loja konsiston në  interpretimin me muzikë dhe intonacion të këngëtarit, por duke përdorur tekstin e një kënge tjetër. Për Celine Dion fillimisht ishte e vështirë, por në momentin e Rihanna-s performanca e saj nën ritmet e “Work”, por me tekst këngën për fëmijë “Row, row, row, your boat” ishte  e mrekullueshme.  Celine e përfundoi performancën me Sia-n që këndonte “Hush, Little Baby”, teksa mbulonte fytyrën e saj me një kafshë prej pelushi lodër.  E pra, përveçse romantike, në këngët e saj Dion nxjerr edhe një anë plot humor.

Komento
Shperndaje