Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ellen DeGeneres: “Familje nuk do të thotë të kesh lidhje gjaku!”

Ellen DeGeneres: “Familje nuk do të thotë të kesh lidhje gjaku!”
July 12
10:04 2016

Moderatorja Ellen DeGeneres nuk është vetëm e njohur për emisionin “talk show” që ajo drejton mbrëmjeve, por edhe për faktin se ajo ka luajtur rolin e Dory-t në filmin vizatimor “Në kërkim të Nemos”. Sigurisht ajo e ka luajtur këtë rol duke bërë vetëm zërin e personazhit, por gjithsesi vetë Ellen ka treguar se Dory është bërë tanimë pjesë e saj. Në film, Dory është një peshk i cili kërkon vazhdimisht familjen që ka humbur si pasojë e një çrregullimi që ka në memorie, gjë që e bën të harrojë vazhdimisht detajet.

Duke u nisur nga mesazhi i filmit, Ellen ka reaguar në një intervistë: “Dory më ka mësuar se familje nuk do të thotë të kesh lidhje gjaku, por disa njerëz që të mbështesin vazhdimisht. Kjo është familja”, – ka thënë ajo.

“Dory kërkon për atë çka pyet dhe është kurioz, si çdo fëmijë në fakt: Ku janë mami dhe babi im? Kush janë ata? Por familja nuk është vetëm mami dhe babi, nuk është as lidhje gjaku. Familje është njerëzit që të bëjnë të ndihesh mirë, kush të kupton dhe kush të mbështet për atë çka jeni. Për mua, kjo është familja apo shtëpia: një krah ku mbështetesh dhe ndihesh mirë…”, – ka vazhduar më tej moderatorja. Duhet theksuar se Ellen është një nga aktivistet pro familjeve “gay” dhe ajo shumë herë ka bërë apel që familjet duhet të jenë mbështetëse dhe të mirëkuptojnë çdo zgjedhje.

Për personazhin e Dory-t ajo tregoi: “Dory nuk e ka gjetur ende familjen e saj. Kjo ndodh sepse ajo vazhdimisht krijon familje të ndryshme gjatë rrugëtimit të saj. Në filmin e ri ajo ka tri familje: atë me Marlin dhe Nemo-n, familjen të cilën po kërkon dhe familje me këdo që takon. Sa frymëzuese është kjo gjë!”

Së fundmi ajo ka treguar se roli te ky film vizatimor i ka “shpëtuar jetën”. Kjo sepse deri në momentin që erdhi  oferta nga producentët ajo ishte pa punë. Menjëherë pas rolit, suksesi i saj u rrit me hapa të shpejtë. Sigurisht, Ellen mendon se kjo ndodhi pikërisht për faktin se ajo e ndjeu Dory-n shumë pranë vetes.

Shperndaje