Nuk ka më dyshime, kjo është “katilja” e Majkut dhe ai e pranoi vetë
Reperi Majk është kthyer në kryefjalë kohët e fundit në media dhe portale për dy gjëra: për hitin e tij “Katilja” dhe për lindjen e djalit të tij Roan së bashku me ish-të dashurën e tij, Majlindën.
Po sikur t’ju themi të gjithë juve që menduat se katilja është Majlinda, që në fakt është dikush tjetër?

Po, po, është tjetër dhe këtë e pranoi vetë Majk duke postuar një foto në Instastory. “Katilja” është pikërisht ajo që edhe mund të kishim menduar, vajza shumë seksi që është në klipin e Majk, e cila mori vëmendjen e shumë njerëzve për format e saj trupore dhe për faktin se tiparet e saj më shumë ngjajnë si tipare latine, kur në fakt ajo është një vajzë nga Kosova.
E pra, siç duket, që prej xhirimit të klipit Majk ka vendosur ta mbajë “katilen” e tij mikeshë të mirë, ose diçka më tepër, këtë ia lëmë kohës të na e vërtetojë. /Blitz.al/














