Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktivisti socialist akuzoi qeverinë për korrupsion, reagon Taulant Balla!

Aktivisti socialist akuzoi qeverinë për korrupsion, reagon Taulant Balla!
January 27
15:14 2018

Një nga qytetarët që u ngjit në podiumin e opozitës ër të folur kundër qeverisë Rama ishte aktivisti i prezantuar si aktivist socialist, Agim Kaca.

Nga ky podium, Kaca ka akuzuar qeverinë si të korruptuar dhe të kriminalizuar.

Menjëherë pas fjalimit të aktivistit ka ardhur reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Taullant Balla.

Përmes një statusi në Facebook, Balla ka shpërndarë dy foto në kohë të ndryshme të aktivistit e shkruan: “Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja “socialistin”. E nxorre edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky. Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: “Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”. Edhe sot gënjeu”. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje