Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpat Kasapi surprizon fansat… Fejohet këngëtari?

Shpat Kasapi surprizon fansat… Fejohet këngëtari?
April 17
15:42 2017

Pak kohë më parë, Shpat Kasapi ka lajmëruar nëpërmjet postimeve në Insta Story se do të prezantojë të dashurën e tij.

Por mesa duket, ai vazhdon ende të luajë me këtë fakt duke na treguar vetëm gjysmën e fytyrës së partneres së tij. Pak më parë, këngëtari ka publikuar në Instagram një foto me një vajzë brune, por nuk ka zbuluar komplet fytyrën e saj. Bashkangjitur me foton këngëtari shkruan: “Surprizë”, duke nënkuptuar se takimi me vajzën ka qenë i papritur.

Por jo vetëm kaq, nuk mund të anashkalohej një unazë fejese në dorën e vajzës, e cila na bën të mendojmë mos ndoshta Shpati, larg vëmendjes së medias, e ka kaluar lidhjen e tij në një tjetër stad?

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se çfarë ka vetë Shpati këtë herë për të thënë./Blitz.al/

Shperndaje