Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Monedhat që ranë “gropë” në vitin 2016

Monedhat që ranë “gropë” në vitin 2016
December 29
17:34 2016

Viti 2016 është shoqëruar me tragjedi të njëpasnjëshme, vdekje të shumë artistëve, luftëra dhe, në këtë vijë, nuk kanë munguar as shumë prej monedhave të vendeve të ndryshme në botë.

Disa vende kanë pasur ecuri të mirë të monedhave të tyre, por në disa të tjera është ndierë krizë.

Por cilat janë monedhat që pësuan rënie për vitin 2016?

-Paundi egjiptian pësoi një rënie prej 59%, pasi qeveria e këtij vendi mori një kredi nga FMN për shkak të politikave të gabuara.

-Naira nigeriane ra me 37%, pasi ky vend vuajti me çmimet e vajit përgjatë gjithë vitit. Kjo pasi vendi mbahet në 70% të tij nga prodhimi i vajit. Gjithashtu sulmet e vazhdueshme terroriste kanë shkaktuar tension e konflikte që ndikuan te paraja.

-Lira turke ra me 18%. Rënia më e madhe ishte menjëherë pas grushtit të shtetit në gusht. Ndërkohë që vendi ka borxhe të akumuluara dekadën e fundit.

-Pesoja argjentinase ra me 17%. Argjentina ka ekonominë e dytë më të fortë në Amerikën Latine, por këtë vit është rritur inflacioni dhe rrogat kanë pësuar rënie.

-Paundi britanik ra me 17%. Efekti më i madh mbi paundin ishte menjëherë pas votës për të dalë nga BE-ja, por ai ka vijuar edhe në muajt e mëpasshëm.

-Pesoja meksikane ra me 17%.  Goditja më e madhe është marrë nga fitorja e Trump-it në Amerikë dhe qëllimet e tij për të ndërtuar një mur me Meksikën dhe kthim në masë të emigrantëve. Mjaftuan këto retorika që pesoja të binte me 17%.

-Bolivari venezuelian është në rënie të lirë. Kriza ka kapur këtë vend dhe në 2017-n pritet një inflacion prej më tepër se 1000%. Mund të shkaktojë edhe trazira civile e luftë.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje