Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Biznesmeni i famshëm jep alarmin: “Duhet të pushtojmë Marsin përndryshe, njerëzimi mori fund!”

March 13
19:54 2018

“Qeniet njerëzore duhet të kolonizojnë planetin Mars në mënyrë që të arrijmë të shpëtojmë veten tonë nga shkatërrimi”, – është shprehur kështu themeluesi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk.

Kjo sipas biznesmenit të njohur duhet bërë sa më parë sepse Lufta e Tretë Botërore është në prag dhe nëse nuk arrihet kolonizmi i planetit fqinj atëherë raca njerëzore do të shfarrosë vetveten.

“Nëse do të ketë një Luftë të Tretë Botërore, që është e sigurtë që do të ketë shumë shpejt, ne do të na duhet të lëmë ‘farën njerëzore’ në një prej planeteve më të afërt dhe ai është Marsi duke qenë se përmbush të gjitha kushtet për jetesë”, – u shpreh Musk në një bisedë me gazetarët.

“SpaceX po punon në një makineri që do t’i çojë njerëzit në Mars dhe do të quhet BFR (Big Fucking Rocket). Por për të ndërtuar koloninë tonë atje duhen burime të panumërta qoftë natyrore, qoftë njerëzore, e për këtë duhet nisur puna që tani!”, – ka shtuar Elon Musk.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas lajmërimit të Trump për një takim me liderin koreano-verior, Kim Jong. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje