Valbona Selimllarin e kanë përjashtuar nga shkolla për një arsye që të gjithë e njohim shumë mirë
Asaj i ka mbetur kurora e më të bukurës shqiptare, edhe pse koha që ka kaluar duket se nuk ka lënë gjurmë mbi Valbona Selimllarin. Aktualisht ne e ndjekim çdo të hënë në mbrëmje si anëtaren e jurisë në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Pas mbrëmjes së ndjeshme, sot ajo është zgjuar herët në mëngjes pasi ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”.
Valbona ka zbuluar gjatë intervistën se në të vërtetë ka probleme serioze me zgjimin herët, madje ka treguar se pikërisht nga kjo gjë ka humbur një vit nga shkolla.
“Kur kam angazhime, nuk e kam problem orarin por kur nuk kam, më pëlqen ta zgjas pak atë gjumin e mëngjesit. Më kanë përjashtuar nga shkolla, kam një vit të humbur prej gjumit të mëngjesit. Është gabim i madh, ta kini parasysh!”, – ka treguar Valbona.
Më tepër se dëshira për të fjetur gjumë është fakti që ish-missi nuk fle para mesnate.
Epo në fund të fundit, Valbona që duket aq korrekte dhe e përpiktë nga ekrani qenka njësoj si ne, një gjumashe e vërtetë. /Blitz.al/














