Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tension në “Dance with me”, ndryshohet skenari në momentin e fundit!

Tension në “Dance with me”, ndryshohet skenari në momentin e fundit!
September 19
21:16 2016

Edhe pse zakonisht programi “Dance with me” ka për synim të japë mesazhe pozitive dhe të këndshme për publikun, ndodh që anëtarët e jurisë shpesh të debatojnë lidhur me mendimet që kanë për performancat dhe pikët që u japin më pas konkurrentëve VIP.

Një debat me tone më të larta ka ndodhur vetëm para pak minutash, kur kanë mbaruar performancën humoristi Xum Allushi dhe këngëtarja kosovare Fjolla Morina. Pas performancës, Xumi ka veshur rroba të tjera duke imituar kështu partneren e tij Fjollën dhe ka kërcyer edhe një muzikë popullore për të shkaktuar të qeshura në sallë.

I pakënaqur nga kjo ka qenë njëri prej anëtarëve të jurisë, Robert Aliaj, i cili ka sjellë edhe një herë në vëmendje se humori i këtij lloji nuk është me nivel. Ai madje ka zbuluar pa dashur edhe një ndryshim të momenteve të fundit në skenar, duke nënkuptuar se për Fjollën dhe Xumin në fakt ishte programuar një kërcim aspak etik dhe aspak për një nivel të mirë të programit, ndaj dhe ai është ndërruar vetëm një ditë më parë në koreografi valsi.

Lidhur me këtë temë reagoi edhe Valbona, e cila i inkurajoi konkurrentët për punën e  bërë në një kohë rekord, duke i vlerësuar edhe me 10 pikë. Edhe Alketa ka sqaruar më pas për publikun se çdo ndryshim në skenar që bëhet në momentin e fundit, bëhet për qëllimin se publiku shqiptar meriton një program të një niveli të lartë, argëtues sigurisht, por jo të tejkalojë limitin e etikës televizive. Nuk dihet se për çfarë performance bëhej fjalë, gjithsesi produksioni ka menduar ta mbyllë me kaq këtë diskutim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje