Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“E vrava se do të më mbyste” – dëshmia e kriminelit të Këlcyrës

“E vrava se do të më mbyste” – dëshmia e kriminelit të Këlcyrës
March 06
12:18 2017

Autori i krimit të djeshëm që tronditi opinionin publik shqiptar, pasi theri komshiun e tij në një fshat të Këlcyrës, ka rrëfyer para oficerëve të policisë arsyet e këtij krimi të tmerrshëm.

“E vrava sepse do të më mbyste me një kokërr ulliri”. Është kjo dëshmia që ka dhënë para oficerëve të policisë ish-komando  Alban Voda.

30-vjeçari, i cili ka shërbyer edhe në Afganistan, kohët e fundit ka vuajtur nga depresioni, por sipas policisë ai nuk ka pasur një kartelë mjekësore nga spitali psikiatrik që ta evidentonte atë me probleme të shëndetit mendor.

Voda akuzohet se vrau, duke i prerë kokën me thikë, 66-vjeçarin me inicialet N.H. me të cilin mendohet se kishte probleme pronësie.

Sipas policisë së Gjirokastrës, ish-komando ka goditur disa herë me thikë 66-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Blutë e Gjirokastrës thanë se shtetasi në fjalë ka vuajtur nga problemet e depresionit, por megjithatë nuk ishte person problematik në listat e policisë. /Blitz.al/

Shperndaje