Blitz

 Breaking News

(Video) Helikopteri i presidentit të Leicester merr flakë, dyshohet se milardieri ka qenë në bord

(Video) Helikopteri i presidentit të Leicester merr flakë, dyshohet se milardieri ka qenë në bord
October 28
09:34 2018

Presidenti i klubit të futbollit Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha, u përshi në një incident të tmerrshëm mbrëmjen e së shtunës teksa helikopteri me të cilin do të udhëtone shpërtheu dhe u përfshi nga flakët.

Milardieri tajlandez mendohet se ka qenë në bordin e mjetit fluturues pasi ai e kishte rutinë të largohej nga çdo ndeshje drejt Londrës me helikopterin e tij. Këtë e konfirmon dhe një burim nga familja për mediat angleze. Megjithatë sa sa ishte nurmi i saktë i pasagjerëve dhe stafit në helicopter dhe kush ishin ata, ende nuk është bërë e ditur as nga autoritetet dhe as nga klubi i Leicester.

Incidenti sipas dëshmitarëve ndodhi në parkingun e makinave të stadiumit. Si pas çdo ndeshje, edhe mbrëmjen e djeshme pas barazimit me Leicester dhe West Ham, helikopteri i pronarit ishte nisur nga qendra e fushës së futbollit por një shpërthim kishte ndodhur jashtë stadiumit. Të shumtë ishin fansat që nxituan të shkonin të shihnin ç’kishte ndodhur por dhe lojtarët e ekipit. Madje portieri Kasper Schemicel që e kishte parë të gjithë skenën, u kap nga kamerat me lot në sy.

Disa dëshmitarë thanë që u dëgjua shpërthimi në ajër dhe bishti i helikopterit u përfshi nga flakët fillimisht dhe pas përplasjes në parkingun e makinave, zjarri mbuloi gjithçka. Ndërsa disa të tjerë tregojnë për një problem me motorin i cili u fik para përplasjes fatale. Autoritetet gjithsesi janë duke hetuar por duke parë gjithë dinamikën e ngjarjes, pasojat dyshohet se mund të jenë fatale.

Kujtojmë që milardieri nga Tajlanda, bleu kompaninë King Power dhe klubin e futboliit të Leicester në vitin 2010 dhe në vitin 2016 u bë presidenti më i sukseshëm i tij duke e udhëhequr drejt një titulli kampion në Angli. /Blitz.al/

Helikopteri on Vidnews.

 

Share