Blitz

 Breaking News

(Video) Gazetarin e telefonojnë, përgjigjet Mourinho…

(Video) Gazetarin e telefonojnë, përgjigjet Mourinho…
January 13
19:03 2017

Më në fund, në këtë kampionat Manchester United ka filluar “të xhirojë” siç i ka hije një ekipi të nivelit të tij, gjë që i ka kthyer buzëqeshjen edhe trajnerit Jose Mourinho.

Gjatë konferencës për shtyp përpara sfidës ndaj Liverpool-it të Jurgen Klopp, “The Special One” u bë protagonist i një momenti vërtet argëtues. Gjatë kohës që u përgjigjej një prej pyetjeve, papritur bie zilja e telefonit të një prej gazetarëve, i cili ishte vendosur në tavolinën e portugezit për të regjistruar.

Mourinho, jo vetëm që nuk e mori keq atë që ndodhi, duke qenë se iu ndërpre fjala, por kapi telefonin dhe u përgjigj:

“Alo! Është nga “Talksport”. Mos është për ty?” – tha trajneri, duke iu drejtuar të zotit të telefonit, i cili u vu në siklet për atë që ndodhi.

Pasi ia dha celularin, portugezi u kthye nga gazetarët e tjerë, duke thënë:

“Cila ishte pyetja?” – gjë që shkaktoi shumë të qeshura në sallë. /Blitz.al/

Share