Blitz

 Breaking News

“Tronditet” Milan! De Sciglio, akord me Juventus-in?

“Tronditet” Milan! De Sciglio, akord me Juventus-in?
January 13
17:31 2017

Ashtu si në shumicën e fazave të merkatos në vitet e fundit, Juventus sërish shfaqet si klubi më aktiv.
Bardhezinjtë janë vetëm një hap larg shitjes së Simone Zaza-s te Valencia dhe të Patrice Evra, për të cilin është interesuar Crystal Palace.
Ditën e djeshme, Juventus zyrtarizoi ardhjen e Mattia Caldara, talenti që do të vazhdojë të qëndrojë në Bergamo edhe për fazën e mbetur të kampionatit që të arrijë pjekurinë e duhur. Ky operacion pritet të arrijë shifrën e 25 milionë eurove, fakt që tregon se sa shumë e vlerëson ekipi kampion i Italisë potencialin e Caldara-s. Por jo vetëm kaq.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Beppe Marotta ka takuar 2 menaxherët e Mattia De Sciglio-s së Milan-it, kontrata e të cilit me kuqezinjtë skadon në vitin 2018. Sipas burimeve të gazetës torineze, bisedimet kanë avancuar deri në pikën ku është marrë aprovimi i vetë mbrojtësit për një kalim të mundshëm te Juventus, edhe pse gjithçka mbetet për t’u konfirmuar.
Një lajm ky që me siguri nuk do ta kënaqë aspak shoqërinë kuqezi. /Blitz.al/

Share