Blitz

 Breaking News

President i Partizanit, Gazmend Demi flet pas Derbit: “Fitorja ju dedikua Leos, titullin këtë vit e merr Skënderbeu”

President i Partizanit, Gazmend Demi flet pas Derbit: “Fitorja ju dedikua Leos, titullin këtë vit e merr Skënderbeu”
September 29
09:11 2018

Pas përfundmit të Derbit Tirana-Partizani me rezultatin 0:1, president ii Partizanit është shprehur mjaft entuziast por ka qëndruar në një linjë me trajnerin Gega, duke shmangur presionin e titullit.

“Rëndësi ka që ishte ndeshje e bukur, ekipi fitoi me meritë. te jem i sinqertë ishte një fitore për atë djaloshin, Leo, që ti prihet shpirti në paqe. Për sa i përket titullit atë e ka Skënderbeu, premio lojtarët kanë pasur gjithmonë”, u shpreh presidenti Demi.

Sipas Ballkanëeb, Derbi është kthyer në një “makth” për Tiranën. Vijon dominimi i Partizanit, që është shndërruar në një padron të kësaj super sfide. Goli i Malës në minutën e 21-të i dhuroi fitoren skuadrës së Geges, që e sheh veten në vendin e parë.

Një atmosferë e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit, ku nuk munguan thumbimet e të dyja tifozerive, me koret e tyre dhe me banderolat ngacmuese./Blitz.al/

foto galeri

 

Share