Blitz

 Breaking News

Ndeshja “Tirana-Partizani”, policia merr masa për bllokimin e segmenteve rrugore

Ndeshja “Tirana-Partizani”, policia merr masa për bllokimin e segmenteve rrugore
September 28
15:11 2018

Ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 19:45 do të zhvillohet ndeshja midis Tiranës dhe Partizanit. Konfliktet dhe përleshjet nuk kanë qenë të rralla në ndeshjet e mëparshme, prandaj Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë siç duhet.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundraligjshme dhe gjithashtu nuk lejohet hyrja pa një mjet identifikimi. Fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të pranohen pa shoqërimin e një të rrituri.

Një lajmërim i rëndësishëm ka të bëjë dhe me bllokimin e segmenteve të ndryshme rrugore, të cilat janë lajmëruar nëpërmjet një postimi ku shprehej:

“Segmentet Rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”
– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Njëra korsi e rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Policia e Tiranës do të lejojë dhe marrë masa mbi grumbullimin dhe lëvizjen e tifozerive në iteneraret si më poshtë:

Segmentet Rrugore ku do të ketë kufizime lëvizjeje ose bllokime, nga ora 17:30 – 19:30, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të Tiranës janë:

Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova”, bulevardit “Gjergj Fishta”, përgjatë rrugës “Sami Frashëri”, rrugës “Pjetër Budi”, rrugës “Gjin Bue Shpata” deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Segmentet Rrugore ku do të ketë kufizime lëvizjeje ose bllokime, nga ora 18:00 – 19:30, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të Partizanit janë:

Nisja nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.” /Blitz.al/

Share