Blitz

 Breaking News

“Më doni të vdekur?”- Paul Pogba shqetëson tifozat e futbollit pas ndeshjes me West Ham

“Më doni të vdekur?”- Paul Pogba shqetëson tifozat e futbollit pas ndeshjes me West Ham
October 01
22:02 2018

Manchester United pësoi një tjetër humbje në fundjavë nga skuadra e West Ham, që do të thotë se skuadra më e suksesshme e Anglisë ka fituar vetëm tre nga shtatë ndeshjet e  fillim kampionatit anglez. Në presion për këtë situatë të ekipit është së pari trajneri Mourinho i cili mendohet se do zëvendësohet shumë shpejt nga Zinedin Zidane por dhe disa nga lojtarët, sidomos mesfushori francez Paul Pogba.

Ai u zëvendësua në minutën e 70 të ndeshjes pas një performance zhgënjyese në fushën e lojës dhe pati një takim të ftohtë me trajnerin e tij teksa ulej në stolin e rezervave. Por duket se ai e ka përjetuar aq shumë presionin dhe përgjegjësinë për humbjen sa në fund të ndeshjes kur i janë afruar gazetarët për ti bërë ndonjë pyetje i është përgjigjuar “Çfarë doni nga unë, më doni të vdekur?”.

Përgjigja e tij duket se ka shqetësuar jo vetëm tifozët e Manchester United por edhe të gjithë fansat e futbollit. Mesfushori kampion i botës ka qenë në qendër të vëmendjes për debatet që ka pasur me trajnerin Murinhon dhe kjo është reflektuar dhe në fushë ku performacat e tij kanë qenë jo dhe aq bindëse. Pogba mendohet se do largohet nga ekipi anglez që në janarin që vjen pasi situate e tij nuk është duke u përmirësuar dhe me shumë gjasa do ketë një rikthim të mesfushorit tek skuadra e Juventus. /Blitz.al/

Share