Blitz

 Breaking News

Euro 2024: Gjermania do jetë vendi organizator i turneut

Euro 2024: Gjermania do jetë vendi organizator i turneut
September 27
17:34 2018

Gjermania ka mundur Turqinë për të mikpritur Euro 20124 pas votimit nga komiteti ekzekutiv I Uefas. Dy shtetet bën aplikimin final për organizimin para se të realizohej votimi në Nyon të Zvicrës. Ky vendim do të thotë që Gjermania do organizojë Kampionatin Europian të futbollit për herë të parë si një shtet i unifikuar pas turneut të vitit të 1988 i cili u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore. Gjithsesi ata arritën të organizonin me sukses Botërorin e vitit 2006.

Viti 2024 do shënojë rikthimin e kampionatit në formatin që të gjithë e njohim, pra i zhvillimit të ndeshjeve vetëm në një shtet pasi Europiani i vitit 2020 do mbahet në disa vende të kontinentit. Presidenti i Uefas Ceferin tha se proçesi i përzgjedhjes ishte tërësisht demokratitk e transparent dhe pranoi se gara midis Gjermanisë dhe Turqisë ishte shumë e fortë deri në fund. Stadiumet që do të përdoren do të jenë ato të qyteteve si : Këlni, Dortmundi, Frankfurti, Hamburgu apo Leipzigu ndër të tjera.

Philipp Lahm, ish kapiteni I Gjermanisë dhe tani ambassador i Uefas u shpreh shumë i kënaqur për këtë event dhe tha se do të përpiqen të organizojnë një festë të madhe futbolli në vendin e tyre. Ky është lajm i mirë dhe për tifozët shqiptarë të cilët jo vetëm jan simpatizantë të mëdhenj të kombëtares gjermane por nëse Shqipëria ja del të kualifikohet në Euro 2024 do e kenë të lehtë ta ndjekin në shtetin e Europës Perëndimore./Blitz.al/

Share