Blitz

 Breaking News

Australian Open – Serena Williams fiton finalen brenda familjes

Australian Open – Serena Williams fiton finalen brenda familjes
January 28
12:09 2017

Serena Williams triumfon duke mundur 2 me 0 me sete (6-4, 6-4) motrën e saj Venus në turneun Australian Open.

Ky është grand slam-i i 23-të për tenisten amerikane, duke kaluar edhe Steffi Graf në klasifikimin e të gjitha kohërave. Vetëm Margaret Smith Court ka më shumë, plot 24.

Kjo ishte përballja e parë në këtë nivel pas 13 vitesh, që nga koha kur në vitin 2003 ishte po Serena që dilte fitimtare, por në 3 sete.

1 orë e 22 minuta finale, sigurisht jo nga më të bukurat për ndjekësit e tenisit, ama një përballje historike për Serena-n, e cila siguroi titullin e 7-të Australian.  

Kujtojmë se gjatë turneut të këtij viti ajo nuk humbi asnjë set në përballjet në rrugën drejt finales. /Blitz.al/

Share