Blitz

 Breaking News

Akuzat për lidhje me krimin, reagon Juventus

Akuzat për lidhje me krimin, reagon Juventus
January 26
15:48 2017

Një titull “bombë” i gazetës “Il Fatto Quotidiano” ka ndezur polemikat në Itali me skuadrën e Juventus-it.

“Agnelli takohej me mafiozë!” – shkruhej në numrin e ditës së sotme, duke iu referuar presidentit të kampionëve të Italisë, i cili ka reaguar menjëherë duke u shprehur se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj gazetës.

“Juventus Football Club dhe presidenti Andrea Agnelli, bazuar në disa artikuj të publikuar këto ditë, komunikojnë se i kanë besuar rrugës ligjore mbrojtjen e nderit dhe të respektit ndaj tyre”, – shkruan klubi torinez në një komunikim zyrtar. Më tej, vazhdon:

“Prokuroria e Torinos ka mbyllur një hetim mbi disa familje të lidhura me “ndraghetan”, të cilat akuzohen jo vetëm për krime por edhe për tentativa për infiltrim në disa aktivitete të Juventus Football Club. Bëjmë me dije se asnjë përfaqësues apo i teseruar i yni nuk ka qenë ndonjëherë nën hetim”.    

Këta kanë qenë disa nga paragrafët të përfshirë në deklaratën e drejtuesve të Juventus-it, të cilët nuk kanë aspak ndërmend të heshtin përballë këtyre akuzave të rënda, që në rast se rezultojnë të vërteta do të ishin një goditje tjetër e rëndë për imazhin e bardhezinjve, pas asaj të vitit 2005. /Blitz.al/

Share