Blitz

 Breaking News

(VIDEO) Propozimi për martesë – i fut tmerrin me policë, por më pas i bën surprizën më të bukur

(VIDEO) Propozimi për martesë – i fut tmerrin me policë, por më pas i bën surprizën më të bukur
July 20
09:41 2017

Duhet të bëjë një turn shtesë një mëngjes.

Kështu agjenti Smith del nga shtëpia pasi ka përshëndetur të fejuarën e tij Amanda.

Por lë telefonin e tij në shtëpi dhe fillon ta gjurmojë me aplikacionin “find my iPhone”.

Më pas ai e telefonon të dashurën dhe i thotë se e ka harruar në shtëpi telefonin dhe se i duhet që ajo t’ia çojë në stacionin e policisë.

Por e gjitha ishte një skenë e mirorganizuar nga oficeri, pasi në bashkëpunim me mikun e tij ata kishin bërë një plan.

Oficeri Hale, mik i oficerit Smith, i del para të fejuarës së shokut pasi shikon nga aplikacioni se është afër për t’i bërë një kontroll makinës.

Pasi e zbret nga automjeti i thotë se ka një mandat kontrolli për makinën e saj duke e trembur së tepërmi.

Në këtë moment, i fejuari i saj i del para dhe i ulet në gjumë për t’i thënë se ishte në kërkim, por nga ai dhe jo nga policia.

Në vitin e dytë të lidhjes, ai e propozon për martesë.

Në fillim ajo i thotë se po qeshte, por më pas kur e kupton çfarë po ndodhte shpërthen nga gëzimi dhe thotë: “Të dua, po”. /Blitz.al/

Share