Blitz

 Breaking News

Zbulohet emri, ja kush do të jetë prezantuesja e tretë e netëve finale të “Këngës Magjike”

Zbulohet emri, ja kush do të jetë prezantuesja e tretë e netëve finale të “Këngës Magjike”
November 04
18:18 2018

Skuadra e ”Këngës Magjike” u kompletua, të paktën në prezantim.

Kështu, është zbuluar edhe emri tjetër që do të prezantojë krah Ardit Gjebreas, gjatë 3 netëve finale të spektaklit të njohur.

Krahas Borës, në bashkëprezantim do jetë edhe ish-prima balerina e televizionit “Klan”, Klaudia Pepa.

Gjatë një lidhje direkte ne “E diela Shqiptare” pasi Arditi zbuloi surprizën, balerina e njohur edhe në Itali pas pjesmarrjes në “Amici”, u shpreh shumë e lumtur për këtë ftesë, dhe shtoi se nuk do vinte vetëm në Shqipëri.

Klaudia pohoi se bashkë me të, do të vijnë edhe 12 balerinë profesionistë të gjigandit mediatik “Media Set” të cilët ajo i cilësoi “një ushtri”.

/Blitz.al/

 

Share