Blitz

 Breaking News

Zbulohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e 57-të të Këngës!

Zbulohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e 57-të të Këngës!
October 18
10:08 2018

Radio Televizioni shqiptar ka zbuluar mbrëmjen e djeshme  listën e 22 pjesëmarrësve në Festivalin e 57-të të Këngës.

Ndërkohë që  përbri emrave të tyre, në faqen e Instagramit Eurvision Albania ka shkruajtur: “Festivali i Këngës në RTSH konfirmon edhe një herë madhështinë e tij. Artistët më të mirë të karrierës por edhe zërat e rinj më të talentuar do t’i bashkohen ngjarjes më të madhe e më të rëndësishme të muzikës në edicionin e 57-të”.

Si çdo vit, edhe këtë here në Festivalin e Këngës do të marrin pjesë emra të njohur të skenës si dhe shumë këngëtarë të rinj. Rikujtojmë se vitin e kaluar fitues i Festivalit ka qenë Eugent Bushpepa me këngën “Mall” i cili zuri vendin e 11 në Eurovizion. /Blitz.al/

Share