Blitz

 Breaking News

Will Smith rrëfehet për krizën në martesën e tij “Jada Pinkett ka qarë çdo mëngjes për 45 ditë..”

Will Smith rrëfehet për krizën në martesën e tij “Jada Pinkett ka qarë çdo mëngjes për 45 ditë..”
October 16
23:22 2018

“Red Table Talk” është emisioni online i cili drejtohet nga Jada Pinkett Smith e cila së bashku me mamanë e saj dhe vajzën Willow, flasin rreth një tavoline për tema nga më të ndryshmet. Ky emision i cili është i konceptuar që të bashkojë mendimet e 3 brezave të ndryshëm, të ftuarin e rradhës do të ketë pikërisht bashkëshortin e Jada, aktorin e njohur Will Smith.

Një pjesë e asaj që është folur në emision është shpërndarë në internet ku Will dhe Jada rrëfehen për kohën më të vështirë të martesës së tyre, e cila është një nga lidhjet më afatgjata në Hollywood. 50 vjeçari i drejtohet në një moment të intervistës vajzës së tij dhe i thotë “Ka qenë një periudhë kur mamaja jote zgjohej në mëngjes dhe qante, për 45 ditë rrjesht. Unë fillova të mbaj dhe një ditar”-ndërkohë Jada i përgjigjet me shaka-“I paske humbur ca ditë”. “Ishte çdo mëngjes. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më keq se aq në martesën tonë. Po dështoja që ta bëja gruan time të lumtur”-shton Will.

Ndërkohë aktori i “Suicide Squad” ka rrëfyer gjithashtu se “Ne nuk e quajmë njëri tjetrin të martuar më.”- gjë që e pranon dhe Jada-“tani jemi partner në jetë dhe kështu e prezantojmë njëri tjetrin”.

Me shumë mundësi ky do jetë një nga puntatat më të ndjekura të emisionit jo vetëm sepse Will është një nga aktorët më të pëlqyer në botë por piëkrisht marrdhënie e tij me Jadan është një nga më të komentuarat dhe që merret si shembull. /Blitz.al/

Share