Blitz

 Breaking News

(Video) Koncerti i tij në stadium u anullua, këngëtari i njohur performon për fansat nga ballkoni

(Video) Koncerti i tij në stadium u anullua, këngëtari i njohur performon për fansat nga ballkoni
October 28
13:38 2018

Jason Derulo kishte të programuar një koncert në Pragë mbrëmjen e djeshme por fatkeqësisht shfaqja në stadium u anullua për arsye sigurie.

Sapo ylli i RnB do të dilte në skenë, u njoftua se koncerti nuk do të mbahej dhe fansat u larguan nga “Tipsot Arena” pasi ambjenti nuk ishte i sgurtë. Edhe pse stafi i menaxhimit të tij e shtyu datën e koncerit, pra shfaqja do të realizohej disa ditë më vonë, ai nuk donte që fansat të ktheheshin në shtëpi të zhgënjyer prandaj vendosi të improvizojë një performancë në ballkonin e stadiumit.

Në një video të shpërndarë në Instagram shihet moment kur artistit i komunikohet se shfaqja është anulluar dhe ai që shprehet se i vjen keq për fansat e tij sepse kishin shumë orë që prisnin jashtë arenës për ta parë. Për të mos i lënë njerëzit “duar bosh” ai doli në ballkon me një mikrofon në dorë dhe këndoi për ta hitet e tij më të njohura. Mijëra fansa duken në video teksa këndojnë bashkë me të për të krijuar kështu një atmosferë shumë të bukur. Bashkangjitur me videon ndër të tjera ai shkroi: “Nuk mund ta lejoja “familjen” time të shkonte me duart bosh. Dashuria dhe lidhja që ndamë së bashku natën e kaluar do jetë gjithmonë tatuazh në zemrën time.”

Mesa duket Jason e ka shijuar më shumë këtë performancë të momentit se sa vetë fansat e tij por gjithsesi ata që e kishin pritur për aq shumë kohë të këndonte me siguri e kanë vlerësuar shumë këtë gjest prej artisti të madh. /Blitz.al/

Share