Blitz

 Breaking News

Vetëm dhe me një valixhe, Mateus Frroku vendos të “largohet” më 28 shkurt…

Vetëm dhe me një valixhe, Mateus Frroku vendos të “largohet” më 28 shkurt…
February 23
13:53 2019

Mediat kanë shkruar së fundmi për Mateus Frrokun, jo vetëm për ndryshimin e tij në peshë dhe transformimin në një djalë me 38 kilogramë më pak por edhe për ndarjen e tij nga partnerja me të cilën ishte në një lidhje prej 9 vitesh.

Edhe pse jeta e tij le të themi se ka ndryshuar dukshëm muajt e fundit, muzika mbetet elementi i pandryshuar e madje qëllimi kryesor i tij.

Së fundmi duket se Mateus po punon për një projekt të ri.

Bëhet fjalë për një videoklip, një projekt i cili është një produksion i Threedots Production e që do të publikohet më 28 shkurt.

Prej ditësh Mateusi ka publikuar një pas një foto të shinave të trenit në Instastory e pak më parë një moment ku shfaqet duke pritur trenin, i vetëm me një valixhe. Mesa duket kënga e re do t’i dedikohet një ndarjeje me shumë mundësi,  nga sa mund të kuptohet prej fotos.

Blitz.al ka kontaktuar me Mateus Frrokun për të zbuluar dicka më shumë por ai është shprehur se detajet e mëtejshme dëshiron t’i lërë surprizë.

Të jetë vallë ky projekt një frymëzim nga jeta e tij personale apo thjesht një këngë dedikuar një dashurie në largësi?/Blitz.al/

Share